Disa nga zhvillimet kryesore të ditës së sotme në Ukrainë

Evropë

Disa nga zhvillimet kryesore të ditës së sotme në Ukrainë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:57
Pamje nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 15-të.

Më poshtë mund të gjeni disa nga zhvillimet kryesore gjatë të premtes, deri më tani.

-Zona me civilë ishin cak i granatimeve ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro në orët e para të së premtes.

-Forcat ruse goditën një spital psikiatrik pranë qytetit lindor të Ukrainës, Izyum.

-Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit tha se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, që nga nisja e luftës.

-Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.

-Britania e Madhe vendosi të premten një valë të re sanksionesh ndaj Moskës, duke shënjestruar 386 anëtarë të parlamentit

-Kremlini tha se konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi ta marrë seriozisht Rusinë

-Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se ka disa "ndryshime pozitive" në bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

-Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të premten se ka konfirmuar vdekjen e 564 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 41 fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat