OKB thotë se 564 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë

Evropë

OKB thotë se 564 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga lufta në Ukrainë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha të premten se ka konfirmuar vdekjen e 564 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti, duke përfshirë 41 fëmijë.

Numri i vërtetë mendohet të jetë dukshëm më i lartë pasi nuk ka qenë ende në gjendje të vërtetojë raportet nga zonat ku luftimet intensive po vazhdojnë, tha OHCHR.

Shumica vdiqën nga përdorimi i armëve shpërthyese.

Këtu përfshihen granatimet e rënda me artileri, raketa dhe sulme ajrore, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat