Lufta në Ukrainë/ Vuçiq: Nuk di pse duhet të distancohet Serbia

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Vuçiq: Nuk di pse duhet të distancohet Serbia

Nga: F. B. Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:38
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se prej fillimit të sulmit në Ukrainë nuk ka pas asnjë kontakt me udhëheqjen ruse dhe Serbia nuk ka asnjë lidhje me atë konflikt.

“Nuk di pse duhet të distancohet Serbia”, arsyetohet se nuk po dëgjohet me udhëheqjen ruse dhe respekton integritetin e Ukrainës, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Ai bëhet kinse nuk di pse duhet të distancohet nga Rusia dhe sulmi i saj në Ukrainë dhe “harron” takimet e përditshme me ambasadorin rus në Beograd, për të cilat kanë raportuar vetë mediet serbe.

Në pyetjen direkt nga gazetarët se a do të distancohet qartë nga Putin, Vuçiq pas takimit me ministren e jashtme gjermane Berbok tha se “nuk di pse dhe rreth kujt duhet të distancohet Serbia”.

“Çfarë lidhje kemi ne me konfliktin në Ukrainë, çfarë ka bërë Serbia gabueshëm. Ne nuk flasim për figura, te ne nuk ka dashuri e urrejtje, po respektim i drejtës ndërkombëtare. Ashtu si Ukraina ka respektuar integritetin e Serbisë, ashtu ne respektojmë atë edhe në Asamblenë e OKB-së kemi mbështet deklaratën ku kemi thënë se sulmet edhe rrezikimi i integritetit të shtetit ukrainas janë të papranueshme”, tha Vuçiq.

Lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, ai tha se mund të flas, kush çfarë sanksione vendos edhe nuk vendos, por për to foli me ministren gjermane.

“Serbia po sillet me përgjegjësi dhe do vazhdojë kështu, sa iu përket kontakteve personale nga fillimi i sulmit në Ukrainë nuk kam pas ansjë kontakt me udhëheqjen ruse, andaj nuk di pse dhe për çka duhet të distancohem”, tha ai.

Ndërsa lidhur me vullnetarët edhe thirrjet e Ukrainës edhe Rusisë për vullnetarët, Vuçiq tha se sipas ligjit penal të Serbisë, pjesëmarrja në konfliktet që nuk janë në mbrojtje të integritetit të Serbisë janë të dënueshme dhe të gjithë pjesëmarrësit në to dënohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat