Sky News ka publikuar pamje prekëse të familjeve që po ndahen nga dhuna e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë.
Imazhet e fundit tregojnë Volodymyrin, 61 vjeçar dhe djalin e tij Yaroslav, 23 vjeçar, përcjell Bota sot.
Ata janë fotografuar derisa shikojnë nisjen e një treni evakuimi që transportonte të afërmit e tyre, nënën, gruan dhe tre fëmijët për në Lviv në stacionin qendror të trenit në Kiev.
Luftimet në qytetet e Ukrainës po vazhdojnë ende.
Sipas zyrtarëve amerikanë, ushtria ruse tani i është afruar kryqytetit, Kievit, vetëm 15 kilometra larg./BS