Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për fluturaken pa pilot që është rrëzuar mbrëmë në Zagreb. Siç ka thënë ai, është fjala për një incident pa viktima në njerëz, porse duhet të vërtetohet se si ka qenë e mundur që të vijë deri aty.
Ai ka thënë se fluturakja e rrëzuar mbrëmë është e madhësisë së një avioni.
Sipas tij, është e çuditshme sesi një fluturake e pasofistikuar ka fluturuar afër një orë në territorin e anëtarëve të NATO-s e askush nuk e ka parë.
“E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë. Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata. Është fjala për një incident pa viktima në njerëz, megjithatë dhe duhet ta vërtetojmë sesi ka ardhur deri këtu”, ka thënë Millanoviq.
Ai ka shtuar se fluturakja nga Ukraina ka ardhur nga Ukraina dhe ka fluturuar në lartësi prej 1 mijë e 300 metrash.
“Fluturakja ka ardhur nga territori i Ukrainës, ka fluturuar ne lartësi 1300 m dhe 1000km në ore, dhe është rrëzuar ne Zagreb kur ka mbetur pa karburant, pra e ka humbur kontrollin”, ka thënë ai.
Ndërsa këshilltari i ministrit të mbrojtjes së Ukrainës, Markiyan Lubkivsky, ka mohuar mundësinë që kjo fluturake të ishte nga Ukraina.
“Droni që u rrëzua në kryeqytetin e Kroacisë nuk i përket Ukrainës. Ky dron nuk kishte shenja ukrainase, kishte yje të kuq në të. Ky nuk është një dron ukrainas", tha Lubkivsky në transmetimin kombëtar të premten.
Ai ka thesuar se u janë drejtuar partnerëve kroatë me një kërkesë për të hetuar shpejt dhe në mënyrë efektive këtë incident në mënyrë që të kuptojmë se çfarë lloj droni është, kush është prodhuesi i tij, dhe pse është shfaqur në Zagreb.