Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po konsiderohet një hero nga njerëzit në mbarë botën. Ata janë të magjepsur nga fakti sesi një aktor komedian ka marrë fronin e një vendi dhe tani po e mbron me një guxim të madh nga lufta. Shuma të mëdha parash po ofrohen sot për të blerë serialin që e “bëri” president.
Para se të merrte rolin e Presidentit të Ukrainës, Zelensky njihej nga seriali humoristik “Shërbëtorët e Popullit”, i cili filloi të transmetohej në vitin 2015. Ai përshkruan një njeri të zakonshëm, një profesor historie, i cili bëhet president i Ukrainës brenda natës.
Që nga fillimi i pushtimit rus, stacioni i parë televiziv që bleu të drejtat e serialit me vlerë rreth një milion euro, ka qenë Channel 4 britanik, dhe sipas të dhënave të tyre, më shumë se 100,000 njerëz e kanë parë Zelenskyn në rolin e tij.
Pasi Britania, Greqia dhe Polonia e bënë këtë, dhe tani ofertat për të blerë serialin nuk kanë të mbaruar.