Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka publikuar pamje se si ka granatuar tanket ruse.
Pamjet e shfaqura në Facebook e tyre në Facebook, tregojnë momentin kur ukrainasit godasin tanket e rusëve në qytetin e Mariupolit, përcjell Bota sot.
Aty thuhet se rusët asgjë nuk do t'i shpëtojë na "syri dhe zemërimi" i ukrainasve.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, rusët kanë nënshkruar "dënimin me vdekje, duke shkelur tokën ukrainase".
"Nuk ka nevojë të ikësh nga antitankistët ukrainas, duke mbuluar këndet e lojërave dhe ndërtesat e banimit. Rusë, mbajeni mend! Asgjë nuk do t'ju shpëtojë nga syri dhe zemërimi i luftëtarëve tanë. Duke shkelur tokën ukrainase, ju nënshkruat një dënim me vdekje. Shkatërrimi do të jetë i shpejtë, i pakthyeshëm dhe i saktë - garantojnë mbrojtësit e Mariupolit", shkruhet në postim./Botasot