I dërguari ukrainas në OKB: Njerëzit në Ukrainë po varrosen në varreza masive

Evropë

I dërguari ukrainas në OKB: Njerëzit në Ukrainë po varrosen në varreza masive

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:44
Sergiy Kyslystya

Duke folur në OKB, i dërguari ukrainas, Sergiy Kyslystya e ka akuzuar Rusinë për gënjeshtra, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai e ka quajtur Rusinë “shtet agresor”.

“Cili do të jetë caku i radhës? Një ndërtesë tjetër rezidenciale? Një spital tjetër materniteti?”, ka pyetur ai.

“Trupat ruse kanë goditur gati se të gjitha këto vende”, ka vazhduar ai.

Kyslytsya ka folur edhe për Mariupolin, qyteti bregdetar jugor, që është nën sulme të përhershme nga forcat ruse.

“Sulmet ajrore ruse dhe predhat e saj gati se e kanë shkatërruar Mariupolin, duke vrarë 1,582 civilë, banorë të qytetit. Për herë të parë, që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po groposen në varreza masive në qytetet ukrainase”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat