Holanda i vendos frenat çmimit të naftës, ulë taksat

Evropë

Holanda i vendos frenat çmimit të naftës, ulë taksat

Më: 11 mars 2022 Në ora: 21:11
Ilustrim

Në Holandë do të ulet taksa për benzinën dhe naftën

Çmimet e benzinës dhe dizelit në Evropë prej ditësh po rriten me shpejtësi rekord!

Qeveria e kryeministrit holandez Mark Rutte po ulë taksat e karburantit me 21 për qind. Do të thotë: Nga 1 prilli benzina do të jetë 17 centë më e lirë dhe nafta 11 cent.

Së shpejti holandezët do të duhet të paguajnë më pak për energjinë elektrike dhe gazin, sepse qeveria dëshiron të ulë TVSH-në për të dy mallrat nga 21 në 9 për qind.

Një litër benzinë aktualisht kushton mesatarisht 2.50 euro në Holandë. Nëse ulja e taksës do të hynte në fuqi sot, çmimi për litër do të zbriste në 2.37 euro.

Paketa prej miliarda euro përfshin edhe subvencione për faturat e rritura të energjisë elektrike dhe gazit: qytetarët më të varfër marrin 800 euro ndihmë nga shteti. Qeveria holandeze po vë në dispozicion një total prej 2.8 miliardë eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat