Familja e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, është sanksionuar nga qeveria amerikane.
Kjo është pjesë e një raundi të ri kufizimesh të vendosura nga Uashingtoni ndaj oligarkëve dhe elitave ruse, shkruan Skynews.
Të prekurit përfshijnë gjithashtu 10 personat që përbëjnë bordin e VTB Bank dhe 12 anëtarë të Dumës.
Sanksione të reja sot ka vendosur edhe Bashkimi Evropian.