“Kulmi i turpit”, opinionisti i “Die Welt” kritikon BE-në që po e refuzon Ukrainën dhe afron Serbinë

Evropë

“Kulmi i turpit”, opinionisti i “Die Welt” kritikon BE-në që po e refuzon Ukrainën dhe afron Serbinë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:45

Opinionisti i gazetës gjermane “Die Welt”, Christoph Schlitz, ka shprehur një kritikë të hapur ndaj qëndrimeve të Francës, Gjermanisë dhe në përgjithësi Bashkimit Evropian ndaj Serbisë dhe Ukrainës.

Në opinionin e tij të publikuar në “Die Welt” me titullin “ Një kulm turpi – dhe kancelari Scholz pikërisht në mes”,  pyet se si është e mundur që një shtet gjysmë-autokratik dhe shtet mik i Rusisë si Serbia të jetë afër hyrjes në Bashkim Evropian derisa Ukraina po refuzohet në mes të një krize për ekzistencë.

Schlitz tutje ka kritikuar edhe qëndrimet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke thënë se “ai është kundër embargos për gas dhe naftë dhe është kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Ukrainën”.

Kjo kritikë e Schlitz vjen pak ditë pas deklaratës nga presidenca e Serbisë se presidenti i Francës, Emanuel Macron, në bisedë me Vuçiqin kishte thënë se Serbia është shteti i parë që do të futet në BE para të gjithë të tjerëve.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat