Rusia kërcënon se do të shënjestrojë autokolonat e huaja të ndihmës ushtarake në Ukrainë.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov tha se Moska kishte paralajmëruar SHBA-në se autokolonat e armëve të huaja do të ishin “objektiva legjitime për Forcat e Armatosura Ruse”, siç citohet nga media ruse RIA Novosti, transmeton "Bota sot".
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg kishte thënë më herët se një sulm rus në linjat e furnizimit të vendeve aleate që mbështesin Ukrainën do të ishte “një përshkallëzim i rrezikshëm i luftës.
Vetëm pak më paërë, Ryabkov deklaroi se “Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve me Shtetet e Bashkuara”.