Ukraina publikon videon si do të dukej Evropa e sulmuar nga Rusia

Evropë

Ukraina publikon videon si do të dukej Evropa e sulmuar nga Rusia

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:38
Pamje nga video

Ministri i Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Federov, përmes një video-montazhi, ka paraqitur skena imagjinare teksa sulmohet qendra e Parisit.

Ai, më anë të këtij materiali tha se pas luftës në Ukrainë, Rusia nuk do të ndalet para asgjëje, teksa kjo vlenë për të gjithë, sipas tij.

“Ku janë garancitë që nesër nuk do të shkatërrohen shtëpitë tuaja, ose nuk do t’i vrasin të dashurit tuaj? Nëse ne humbasim, humbni edhe ju”, ka shkruar Federov

Federov, në këtë video citoi presidentin Zelensky, teksa bën thirrje për mbyllje të qiellit në Ukrainë, ose t’u japin atyre avionë luftarakë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat