Kadyrov “djali i Putinit që nuk e ka pasur kurrë”, jeta e luksit e liderit çeçen që mbështetet nga Kremlini

Evropë

Kadyrov “djali i Putinit që nuk e ka pasur kurrë”, jeta e luksit e liderit çeçen që mbështetet nga Kremlini

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:20
Putin dhe Kadyrov

Ramzan Kadyrov, që njihet si mbështetës i presidentit Vladimir Putin, me ndihmën e këtij të fundit e udhëheqë Çeçeninë me dorë të hekurt. Kadyrov e trajton Çeçeninë si një çiflig privat njëkohësisht është njeriu më i pasur në Çeçeni dhe besohet se pasuria e tij arrin në 200 milionë dollarë. Ai përshkruhet edhe si i biri i Putinit të cilin presidenti rus nuk e pati asnjëherë.

Besniku i Putinit, Kadyrov, mban një revole të veshur me ar, shfaq koleksionin e tij të orëve prej 1 milionë dollarësh dhe zotëron një stallë kuajsh në Dubai dhe disa të tjerë në mbarë botën. Ai është baba i 12 fëmijëve shkruan DailiMail.

Ishte afiniteti i tij për garat me kuaj që i dha atij një vend në titujt kryesorë të Australisë në vitin 2009, kur ai fitoi 450,000 dollarë australianë – 600 herë më shumë se paga mesatare vjetore çeçene – pasi kali i tij Mourilyan u rendit i treti në ngjarjen Spring Racing Carnival.

Dy ditë pasi Rusia filloi një pushtim kundër Ukrainës më 24 shkurt, Kadyrov tha se 70,000 luftëtarë çeçenë ishin vendosur për të ndihmuar Putinin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat