Rusia nuk ndalet, ky është veprimi i radhës ndaj Ukrainës

Evropë

Rusia nuk ndalet, ky është veprimi i radhës ndaj Ukrainës

Nga: M.H. Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:52
Ukrainasit kalojnë një shteg të improvizuar nën një urë të shkatërruar ndërsa iknin nga Irpin, në periferi të Kievit

Shërbimi i inteligjencës ukrainase thotë se shtatë civilë kanë vdekur pasi trupat ruse qëlluan mbi një kolonë evakuimi në rajonin e Kievit.

Ukraina akuzoi Rusinë se qëlloi mbi një kolonë të evakuuarve civilë nga fshati Peremoha, raporton Reuters, përcjell “Bota sot”.

Pas sulmit, pushtuesit i detyruan mbetjet e kolonës të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”, tha shërbimi i inteligjencës në një deklaratë.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt./BOTASOT

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat