Detaje rreth qendrës së stërvitjeve ushtarake në Lviv, e cila u godit me raketa nga forcat ruse

Evropë

Detaje rreth qendrës së stërvitjeve ushtarake në Lviv, e cila u godit me raketa nga forcat ruse

Më: 13 mars 2022 Në ora: 08:10
IPSC u formua në vitin 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës

Administrata ushtarake rajonale e Lviv thotë se Qendra Ndërkombëtare e Paqeruajtjes dhe Sigurisë (IPSC), në distriktin Yavoriv, u vu në shënjestër këtë mëngjes nga forcat ruse.

E vendosur 30 kilometra nga qyteti i Lvivit, IPSC u formua në vitin 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës, veçanërisht për misionet paqeruajtëse.

Ai gjithashtu pret rregullisht trupa ndërkombëtare, raporton BBC.

Një dokument i NATO-s për qendrën thotë se ajo synon të sigurojë trajnime për mina, për trupat ukrainase dhe të vendeve të tjera.

Ndryshe, IPSC është një nga dy vendet në Ukrainë ku zhvillohen stërvitjet ushtarake ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat