Në Lviv të Ukrainës, sirenat e sulmit ajror ranë rreth orës 03:30.
Ato janë dëgjuar rregullisht në këtë qytet në perëndim të vendit, i cili deri më tani ishte kursyer nga çdo sulm.
Zyrtarët kanë konfirmuar tani se tetë raketa ruse kanë goditur Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në objektin ushtarak Yavoriv pranë kufirit me Poloninë, raporton BBC.
Lviv, me një popullsi prej rreth 700 mijë banorësh, është bërë një qendër për njerëzit që ikin nga konflikti.
Përgatitjet për një sulm ishin duke u zhvilluar prej kohësh në këtë qytet.
Sulmi i sotëm në mëngjes sigurisht që solli shqetësime, por nuk ishte një befasi.