Lufta në Ukrainë gjatë përpjekjeve më të mëdha për të negociuar paqen ka pasur një intensitet më të vogël, kjo shihet nga raportimet për numrin e ushtarëve rus të vdekur, makineritë e shkatërruara ushtarake, aeroplanëve, helikopterëve dhe sistemeve të tjera sulmuese ruse, përfshirë ato logjistike.
Por, nuk kanë munguar sulmet ruse për të rritur numrin e pasojave në njerëz, të vrasjes së civilëve, përfshirë goditjen e spitaleve, si ai gjinekologjisë në Marioupol. Një tjetër goditje ç‘njerëzore ishte bombardimi i një prej faltoreve më të rëndësishme ukrainase, ortodokse, duke treguar hipokrizinë dhe mashtrimin e madh të Putinit dhe propagandës ruse, se ata e mbrojnë ortodoksinë. Në fakt, sikurse kanë bërë serbët në Kosovë, gjithmonë kishat i kanë rrënuar vetë për t’i akuzuar shqiptarët pastaj. Kështu do të ketë ndodhur në vitin 2004, në trazirat e marsi asokohe.
Një tendencë kjo nga fillimi e ushtrisë ruse për të goditur tronditshëm, në mënyrë që qytetarët vet t’i bëjë të dorëzohen, para se ta bënte këtë ushtria ukrainase. Por, duket se [do parashikim rus është përmbysur.
Ky plan rus deri më tash ka dështuar, duke u bazuar në fuqinë kundërgoditëse ukrainase, e cila ia ka dalur që t’i shkaktojë viktima Rusisë, më shumë se sa ajo që ia ka dal të vrasë ushtarë dhe civil ukrainas së bashku. Megjithëse numri për ushtarët e vrarë ukrainas mungon nga një burim i pavarur.
Por, pas një qetësie relative duket se sulmet ruse janë intensifikuar. Këtë mesazh dramatik e përcjellë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës:
Ukraina është në flakë.
Mariupol, Volnovakha, Kherson, Melitopol, Kharkiv, Sumy, Chernihiv... Ne po luftojmë! Ukrainas, mbahuni!
E vërteta është me ne, Zoti është me ne!
Fitorja do të jetë e jona!”, thuhet në mesazhin sa trishtues aq edhe të dhimbshëm.
Sidoqoftë ukrainasit ia kanë dalur edhe të kapin rob mijëra ushtarë rus të dorëzuar dhe që kanë dezertuar. Kjo i ka dhënë edhe një pasqyrë tjetër ushtrisë ruse, duke thyer mitin e një ushtrie të disiplinuar dhe të papërballueshme.
Bilanci tragjik i ushtrisë ruse në 17 ditë luftime
Kështu sipas pasqyrës së fundit të bërë pak më parë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ushtrisë ruse i janë shkatërruar:
Janë vrarë mbi 12 mijë ushtarë rusë
tanke 374.
makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1226
sisteme artilerie 140
RSZV / MLRS - 62
PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore - 34
avion 74
helikopterë 86
pajisje / automjete për makina - 600
anije / varka 3 copë,
rezervuar me PMM / rezervuar karburanti - 60.
Niveli operativo-taktik UAV - 7.
Ministria e Mbrojtjes thotë se të dhënat po bëhen më të sakta, por se llogaritja ndërlikohet nga intensiteti i lartë i luftimit. Të dhënat vazhdojnë të përditësohen. “Llogaritja ndërlikohet nga intensiteti i lartë i armiqësive. #stoprusia Munde okupatorin! Së bashku do të fitojmë!
Godisni okupatorin! Le të fitojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie, e cila bën thirrje morale dhe u kërkon ushtarëve dhe popullit ukrainas, që ta mundin Rusinë.
Shërbimi Inteligjent i Ukrainës - Akti çnjerëzor rus
Ndërsa, Shërbimi Inteligjent i Ukrainës (SBU) sjellë disa tregime të veçanta për luftën, duke u nisur nga caqet dhe dëmet civile, humanitare që po i bën Rusia në Ukrainë. Për ta paraqitur kështu papërgjegjshmërinë e ushtrisë ruse ndaj ligjeve të luftës, dhe detyrimeve të saj të marra përsipër ndërkombëtare, si nënshkruese e traktateve të ndryshme në mbrojtje të të drejtave civile dhe jetës.
“Dje okupatorët thyen një tjetër rregull - aviacioni i forcave të armatosura ruse hodhi raketa-bomba dhe qëlloi një faltore në Lavra në Donetski, që ishte kthyer në një vend-strehim të refugjatëve të luftës duke lënë pas të plagosur”, thuhet në njoftim.
Një sulm, që thyen ‘mitin’ rus për dashurinë dhe respektin për kishën ortodokse. E nxjerrë lakuriq, se është thjeshtë propagandë.
“Pyesim se si propaganda ruse e justifikon këtë akt çnjerëzor? A don të tregojë se Lavra u bë qendra e nazizmit, dhe priftërinjtë - pra u bën militantët e propagandimit?”
Faltorja në Lavra ishte një nga qendrat kryesore ortodokse në Ukrainë, dhe si u bë që një “mbrojtës i ortodoksisë të sulmojë pikërisht objektet e kultit.
“Fakti mbetet fakt - një vend që flet kudo për mënyrën e tij të besimit të veçantë ortodoks, hedh bomba dhe raketa në një nga faltoret kryesore të krishtera të Ukrainës!
Kjo nuk do të harrohet kurrë!”, thuhet në njoftim dhe reagim për shkatërrimet e faltoreve.
Pseudoçlirimtarët rus i pret një takim i shpejtë me Zotin, dhe vështirë se do të mund të gjejnë përgjigjen e duhur.
“Meqë ra fjala, çuna-çlirimtarë, dhe kur të përfundoni në gjyq para Zotit, do ta merrni vesh edhe se “faltorja” është qëlluar në Lavra?
Mendoni tani se çfarë të flisni me të Plotfuqishmin sepse mbrojtësit tanë do të bëjnë gjithçka për të shpejtuar takimin tuaj me Të. Së bashku do të fitojmë! Me ndihmën e Zotit!”, thuhet në reagim.
Ukrainasit i shuajnë 2 mijë luftëtarë prorus të Luhanskit
Ndërsa në një tregim tjetër të ngjarjeve të luftës SBU, dëshmon se si ushtria ruse dha urdhër të qëllojë mbi civilët.
“SBU përgjoi bisedat e okupatorëve: në Kharkiv u dha urdhër për të qëlluar mbi civilët.
Ushtria ruse po hedh forca gjithnjë e më shumë nëpër qytet, por nuk po i arrin rezultatet e dëshiruara, dhe humbja e okupatorëve është e pakrahasueshme”.
Sipas SBU-së nga 2 mijë militantët e të ashtuquajturës “LNR” (Lëvizjes për Republikën e Luhanskit), që donin të marshonin stuhishëm në Kharkiv, tani janë vetëm 20-25 njerëz të gjallë.
“Kjo i bën pushtuesit të çmenden, dhe kështu hapet fytyra e vërtetë e "paqeruajtësve"”.
Përgjimi: "Ne nuk jemi mjaftueshëm këtu, jemi të rrethuar. Tani na kanë dhënë një skuadër të gjithë p*rdhash, të gjithë me radhë: civilë, fëmijët nuk janë fëmijë... qi...i të gjithë, të gjithë. "Këtu është një snajper, i cili ishte ulur në krye, vrau tre prapa gardhit, të cilët sapo po ndeznin një elektrik dore në drejtimin tonë", thotë një nga okupatorët në një bisedë të përgjuar në SBU.
SBU thotë me krenari se do të vazhdojnë të mbledhin faktet e krimeve ruse të luftës, dhe se forcat ruse, do të japin llogari ‘për çdo goditje, për çdo shtëpi të shkatërruar dhe për çdo jetë. Nëse, natyrisht, ata do të qëndrojnë gjallë’.
Nga ushtarak rus, kriminel lufte dhe tani i burgosur
Një tjetër dëshmi e sjellë nga SBU-ja, paraqet dramën e brendshme të luftës në Ukrainë. Të dramës së individëve, përveçse të grupeve, përkatësisht formacioneve ushtarake.
SBU-ja e ka shpjegimin e vet, se pse po ndodhë gjithë ky dështim rus në Ukrainë. “Për shkak të dëshirës maniakale për të kapur Ukrainën në tre ditë, Putini hodhi në betejë edhe rekrutët dhe "alternativistët" - të thirrur për një shërbim të përkohshëm për vendin”.
Ky shërbim ka sjellur, si argument një video, ku rrëfehet një tjetër i burgosur rus, i cili u kap vetëm një muaj pasi iu bashkua ushtrisë ruse.
“Për këtë muaj arrita të bëhem ushtarak rus, pastaj kriminel lufte, e tani i burgosur i luftës”, thotë okupatori, e citon SBU-ja.
Sipas dëshmisë së këtij ushtari rus, armata e Putinit, është e pafuqishme, por e stërmadhe, apo siç shprehet ai figurativisht, ‘e gjatë’, mbase edhe duke iu referuar kolonës së gjatë ushtarake që ishte e vendosur në drejtim të Kievit, prej 65 km.
“Ai vetë e pranon se ushtria ruse nuk është e fuqishme, por thjesht “e gjatë””.
“Shumë njësi trupash janë ‘çakaj’ të zakonshëm”. “Misioni ynë ushtarak është një shpërqendrim. Në fakt, ne u qëlluam ndërsa dikush më i përgatitur po e bënte punën e vet”, ka rrëfyer i kapuri rob, i cili po e ndihmon SBU-në, të mbledhë dëshmi ndaj ndëshkuesve të tjerë dhe të vërtetojë rastin për Tribunalin e krimeve të luftës.
Njoftimin e saj, SBU e mbyllë me deklarimin e fuqishëm: “Nuk ka shpresë për shpëtim, "sepse Rusia nuk i merr as kufomat e ushtarëve. " Ja, ushtria e “fuqishme” e Putinit... Ukraina do të fitojë patjetër!”