Lutje e përbashkët e besimtarëve të të gjitha feve në Finlandë për Ukrainën

Evropë

Lutje e përbashkët e besimtarëve të të gjitha feve në Finlandë për Ukrainën

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:10
Pamje nga lutjet

Sot nga ora 10:00 deri më 11:00 (lokale) në Lutjen e Përbashkët për Ukrainën, organizuar në Kishën e lagjes Alppila të Helsinkit në Finlandë, u mblodhën Drejtuesit dhe besimtarë të të gjitha feve dhe nënsekteve të tyre, të ndjekura aktualisht në Finlandë - të krishterë, myslimanë dhe çifutë.

Në Lutjet e tyre Drejtuesit e të gjitha feve përçuan shpresën për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Ata shprehen njëkohësisht gatishmërinë e besimtarëve për të ndihmuar popullin ukrainas  - viktimë e agresionit kriminal rus.

Image
Pamje nga lutjet

Transmetimi direkt në Kanalin kryesor televiziv YLE/TV1, i lajmëruar që para një jave, u ndoq pothuajse prej të gjithë teleshikuesve në të katër anët e Finlandës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat