Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se detyra më e rëndësishme tani është që Mariupoli i rrethuar të furnizohet me ndihma.
Ai ka thënë se konvoji humanitar është vetëm 80 kilometra larg qytetit.
Ai është sulmuar vazhdimisht nga forcat ruse në javën e fundit.
“Ne jemi duke bërë gjithçka për të thyer rezistencën e pushtuesve, të cilët janë duke bllokuar edhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse”, ka thënë Zelensky në një postim në Facebook.