Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, theksoi se Brukseli e mirëpret votën e Beogradit në Kombet e Bashkuara për krizën ukrainase dhe se dëshiron që Serbia të jetë me BE-në.
“Ne duam që Serbia të jetë me ne edhe në këto kohë të vështira dhe të respektojë deklaratat dhe masat e BE-së për të kundërshtuar agresionin e dukshëm të Rusisë dhe mirëpresim të gjitha hapat në këtë drejtim”, tha Giaufret në një intervistë për Blicin serb.
I pyetur nëse kishte presion para votimit në OKB, pas raportimeve se përfaqësuesit e kompanive më të mëdha gjermane kishin rënë dakord të mbylleshin në Serbi për shkak të “qëndrimit të paqartë ndaj krizës ukrainase”, ai tha se nuk kishte pasë presion apo shantazh kundër Serbisë ndaj votës në Kombet e Bashkuara”.
“Shantazhi është një mit”, tha zyrtari evropian në Beograd duke shtuar se BE-ja ka një dialog me bashkëbiseduesit kryesorë në Beograd dhe se ata duan që Serbia të harmonizohet me qëndrimet e BE-së.
Sipas tij, Serbia mbetet një partner i rëndësishëm i BE-së.
“BE-ja ka zgjatur duart për ta mirëpritur Serbinë”, tha zyrtari evropian dhe shtoi se Serbia duhet të adresojë gjithashtu reformat e nevojshme, veçanërisht në fusha kyçe si sundimi i ligjit, liria e mediave, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe prokurimit publik.