Gazetarëve u ndalohet hyrja në Irpin

Evropë

Gazetarëve u ndalohet hyrja në Irpin

Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Gazetarët më nuk do të lejohen të hyjnë në qytetin Irpin, që gjendet pranë Kievit, tha kryetari i këtij qyteti, Oleksandr Markushyn.

Ky njoftim i bërë përmes Telegramit, vjen pasi gjatë ditës në këtë qytet u vra gazetari amerikan, Brent Renaud.

“Duke filluar nga sot, ne do t’ua ndalojmë gazetarëve hyrjen në Irpin. Ne duam të shpëtojmë edhe jetën e tyre dhe të mbrojtësve tanë”, tha Markushyn.

Ai po ashtu u bëri thirrje gazetarëve dhe civilëve ukrainas që të mos postojnë informacione në internet për personelin ushtarak, pajisjet e tyre, apo çfarëdo informacioni për vendndodhjen e tyre./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat