Macron për vrasjen e gazetarit amerikan: Liria e informacionit është thelbësore

Evropë

Macron për vrasjen e gazetarit amerikan: Liria e informacionit është thelbësore

Nga: V.N Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:03
Emmanuel Macron

Lajmi ditës sot ishte vrasje e gazetarit amerikan që po raportonte nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.

Para pak minutash ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai ka shkruar se demokracia ndërtohet mbi lirinë e informacionit.

Ky është postimi plotë:

Një gazetar amerikan është vrarë sot në Ukrainë. Para tij, të tjerë u vunë në shënjestër, u vranë, u plagosën, u rrëmbyen.

Mendimet tona janë me të gjithë këta gazetarë të nxitur nga guximi dhe një ideal: liria e informacionit. Ajo është thelbësore për demokracitë tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat