Ukraina konfirmon se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën

Evropë

Ukraina konfirmon se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën

Nga: M.H. Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:25
Mykhailo Podoliak

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak konfirmoi të dielën se bisedimet me Rusinë do të zhvillohen të hënën përmes lidhjes video, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Një postim në Twitter nga faqja e verifikuar e Podoliak tha:

"Përsëri. Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave.

Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht. Një numër i madh çështjesh kërkojnë vëmendje të vazhdueshme.

Të hënën më 14 mars do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat