Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

Evropë

Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

Më: 14 mars 2022 Në ora: 09:15
Ilustrim

Rusia tashmë ka humbur qasjen në pothuajse gjysmën e rezervave të saj financiare pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore.

Sipas ministrit rus të Financave, Anton Siluanov vendi ka humbur qasjen e 300 miliardë dollarëve nga 640 miliardë dollarë që ka vendi.

“Vëllimi i përgjithshëm i rezervave tona është rreth 640 miliardë dollarë dhe rreth 300 miliardë janë të bllokuara dhe ne nuk mund t’i përdorim ato tani”, tha Silaunov.

Ai ka shtuar se borxhet ndaj vendeve jo-miqësore do të shlyhen me rubla.

“Borxhet ndaj vendeve jo-miqësore të Rusisë do t’i paguajmë me ekuivalentin e rublës”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, rreth 300 korporata perëndimore janë larguar nga Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat