Rusia nuk i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për aksionet e saj në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas tij, Rusia “ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë, në kohë dhe plotësisht”.
Zyrtarë të paidentifikuar u thanë mediave të shumta amerikane se Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronë.
Kjo bëri që SHBA-ja ta paralajmërojë Pekinin se do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse mbështet Moskën.
Por, Kina po ashtu e mohoi kërkesën ruse, duke i cilësuar pohimet e zyrtarëve amerikanë si “dezinformata”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e akuzoi Uashingtonin për përhapje të gënjeshtrave “dashakeqe” rreth rolit të Kinës në luftë.