Rreth 160 makina private janë larguar nga Mariupoli

Evropë

Rreth 160 makina private janë larguar nga Mariupoli

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:34
Ukrainë

Makinat private kanë arritur të dalin nga qyteti i rrethuar ukrainas, Mariupol, ka njoftuar Këshilli i qytetit.

Rreth 160 makina është thënë se janë larguar përmes korridoreve humanitare, të cilat çojnë në qytezën e pushtuar nga forcat ruse, Berdjansk, ka thënë Këshilli i qytetit përmes një postimi në Telegram.

Deri më tani kanë dështuar disa tentime për të larguar civilët nga Mariupoli, i cili ka pasur rreth 400,000 banorë në periudhën paqësore.

Banorët e këtij qyteti - të rrethuar nga forcat ruse - është thënë se kanë jetuar ditëve të fundit në temperatura të ulëta, pa rrymë, dhe me pak furnizime të ushqimit dhe ujit./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat