Policia franceze ka arrestuar dy aktivistë rus që pushtuan një vilë në Biarritz, në jug të Francës, që sipas tyre ishte e lidhur me ish-dhëndrin e presidentit rus Vladimir Putin.
Pierre Haffner dhe Sergei Saveliev, refugjat politik bjellorus, kanë hyrë në një shtëpi të dielën, me qëllim që të largonin nga rezidenca ukrainasët, shtëpi kjo e cila kishte tetë dhoma gjumi për të strehuar refugjatët ukrainas, tha një aktivist rus për të drejtat e njeriut për Reuters, përcjell "Bota sot".
“Derisa autoritetet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kërkojnë mënyra për të vepruar kundër Rusisë ekonomikisht, ne po ndërmarrim veprimet tona”, tha Saveliev në një video të regjistruar në terrenin e mbushur me palma të vilës.
Vladimir Osechkin, aktivisti rus i të drejtave të njeriut me bazë në Biarritz, i tha Reuters se dy aktivistët shënjestruan vilën për shkak të lidhjeve të saj me Kirill Shamalov, ish-dhëndrin e Putinit dhe nënkryetarin e firmës petrokimike Sibur.
Kjo vjen pasi protestuesit që fituan akses në rezidencën qendrore të Londrës në pronësi të oligarkut rus të sanksionuar Oleg Deripaska thanë se do të largohen nëse nuk arrestohen./BOTASOT