Një gazetar i Fox News të Amerikës është plagosur teksa raportonte jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Duke njoftuar lajmin drejtpërdrejt në transmetim, John Roberts, bashkë-spirator i America Reports, ai është plagosur.
Në raportimin e tij ai tregonte se "shumë pak detaje, por ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mbledhur më shumë informacion mbi atë që ka ndodhur", ishte shprehur gazetari gjatë raportimit, ku edhe u plagosë.
BREAKING: @johnrobertsFox reports that "a Fox News journalist has been injured while newsgathering outside of Kyiv." pic.twitter.com/Oi9l5O0f65
— Mediaite (@Mediaite) March 14, 2022
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, u shpreh se mjekët ukrainas janë duke u kujdesur për gazetarin.
Kjo plagosje vjen pas vdekjes së gazetarit dhe regjisorit amerikan Brent Renaud, 50 vjeç, i cili u qëllua dhe u vra në qytetin ukrainas të Irpin, derisa punonte në rajon.
Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital./BOTASOT