Kush ishte Brent Renaud - gazetari amerikan i vrarë në Ukrainë?

Evropë

Kush ishte Brent Renaud - gazetari amerikan i vrarë në Ukrainë?

Më: 14 mars 2022 Në ora: 22:42
Brent Renaud

Brent Renaud, ishte 50 vjeçar, ishte një gazetar dhe regjisor i cili u qëllua për vdekje në qytetin Irpin, jashtë Kievit.

Ai ishte duke punuar në rajon në kohën kur u vra.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, shkruan BBC.

Kjo është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Renaud kishte raportuar nga Afganistani, Iraku dhe Haiti. Ai fitoi një çmim Peabody për punën e tij në një seri të vitit 2014 në shkollat e Çikagos, "Last Chance High".

Ai shpesh punonte së bashku me vëllain e tij, Craig, gjithashtu regjisor. Nuk dihet nëse edhe vëllai i tij, Craig ka udhëtuar edhe në Ukrainë.

Fotografitë po qarkullojnë në internet që tregojnë një ID shtypi për Renaud të lëshuar nga New York Times.

Në një deklaratë, gazeta tha se ishte "thellësisht e pikëlluar" kur dëgjoi për vdekjen e Renaud, por se ai nuk kishte punuar për gazetën në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat