Bashkimi Evropian ka miratuar një grup të katërt sanksionesh për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë, shkruan Sky News, përcjell “Bota sot”.
Franca, e cila mban presidencën e BE-së, tha në një deklaratë se blloku 27-vendesh kishte miratuar një paketë që synon "individët dhe subjektet e përfshira në agresionin kundër Ukrainës", si dhe sektorë të ekonomisë ruse.
BE-ja ka miratuar masa të ashpra kundër presidentit rus Vladimir Putin, sistemit financiar të Rusisë dhe oligarkëve të vendit që nga fillimi i luftës muajin e kaluar.
Javën e kaluar, ajo ra dakord të godasë 160 individë me sanksione të mëtejshme dhe shtoi kufizime të reja në eksportin e teknologjisë së lundrimit detar dhe radio komunikimit.