Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike në një operacion "me flamur të rremë".
Ministria hodhi poshtë akuzat e Rusisë se kinse Ukraina synon të përdorë armë kimike ose biologjike.
Në vend të kësaj, ministria e Britanisë tha se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë të tilla "në formën e një sulmi të falsifikuar" ose një "zbulimi" të inskenuar të agjentëve, shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".
Ministria e Mbrojtjes tha se inteligjenca sugjeron se Rusia "ka të ngjarë të synonte të përdorte operacione me "flamur të rremë" për të justifikuar pushtimin e tyre fillestar të Ukrainës më 24 shkurt".
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 14 March 2022
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 14, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/wg3FhtrkiY
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/cJikRzwVpQ