Dy të vrarë nga bombardimet në Kiev

Evropë

Dy të vrarë nga bombardimet në Kiev

Më: 15 mars 2022 Në ora: 09:23
Flakët nga një ndërtesë apartamentesh në Kiev ndërsa rusët vazhdojnë të godasin qytetet/Foto: AFP

Dy persona u vranë nga një sulm ajror që goditi një ndërtesë banimi në Kiev, njoftoi Shërbimi i Emergjencës Shtetërore i Ukrainës.

Sipas tij, 35 persona të tjerë u shpëtuan.

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit doli me një listë të ndërtesave në kryeqytetin ukrainas, që tha se janë dëmtuar nga bombardimet gjatë natës:

Dy ndërtesa banimi me nëntë dhe 16 kate në rrethin Sviatoshinski

Një ndërtesë banimi 10-katëshe në rrethin Podillski

Një shtëpi private në rrethim Darnitski

Pjesë e stacionit të metrosë Lukianivska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat