Dy raketa ruse goditën aeroportin Dnipro në lindje të Ukrainës gjatë natës.
Ky sulm nxjerri jashtë përdorimit pistën dhe dëmtoi ndërtesën e terminalit, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovsk, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
"Shkatërrimi është në një shkallë të gjerë dhe do të duhet shumë kohë për t'u rindërtuar," thuhet në deklaratën në faqen e Reznichenko në Facebook.
Deklarata nuk përmendi viktima./BOTASOT