Mbretëria e Bashkuar sanksionoi të martën edhe 370 individë dhe subjekte ruse, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga regjimi rus.
Disa nga emrat e rinj në listën e të sanksionuarve janë:
Dmitry Medvedev, president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (nga viti 2020)
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit
Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes
Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse
Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT, i cili mbështetet nga shteti rus
Pyotr Aven, bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank
Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve të tyre dhe ndalesa në udhëtim.