Trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, raporton BBC.
“Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje.
Mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donjeckut e ka konfirmuar këtë. Morëm informacionin se atje janë 400 persona”, tha ai.