​BE zgjat sanksionet ndaj ish-zyrtarëve ukrainas

Evropë

​BE zgjat sanksionet ndaj ish-zyrtarëve ukrainas

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:55
Josep Borrell

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell njoftoi se Këshilli i BE-së kishte zgjatur me gjashtë muaj vendimin e 3 marsit 2022 kundër ish-zyrtarëve ukrainas, përfshirë ish-presidentin Viktor Janukoviq.

“Me këtë vendim të Këshillit janë pajtuar vendet kandidate Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina kandidate potenciale, si dhe vendet e Zonës së Lirë Evropiane të Tregtisë, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtarë të Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Ukraina.

BE e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret”, thuhet në deklaratën me shkrim të Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së shton se vendet e përmendura do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim të Këshillit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat