Trupat ruse afër Kievit

Evropë

Trupat ruse afër Kievit

Nga: M.H. Më: 16 mars 2022 Në ora: 07:27
Kiev

Granatimet e kryeqytetit të Kievit duket se po bëhen më sistematike dhe po afrohen më pranë qendrës, duke synuar drejt apartamenteve, afër një stacioni nëntokësor dhe vende të tjera civile.

Në një fjalim gjatë natës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se breshëritë goditën katër ndërtesa shumëkatëshe dhe vranë dhjetëra, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se derisa forcat ruse po përdorin raketa me rreze të gjatë për të goditur Kievin, forcat e tyre tokësore kanë bërë pak ose aspak përparim në të gjithë vendin.

Trupat ruse mbeten rreth nëntë milje nga qendra e kryeqytetit pak ose aspak lëvizje nga dje.

Zyrtari shtoi se SHBA-ja ka parë indikacione se Rusia beson se mund të ketë nevojë për më shumë trupa dhe furnizime sesa ka në dorë në Ukrainë dhe po shqyrton se si të marrë më shumë burime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat