Zelensky thotë se ka progres në negociata me Rusinë

Evropë

Zelensky thotë se ka progres në negociata me Rusinë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 08:57
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës.

Gjatë një video-fjalimi, Zelensky tha se “pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”, por shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.

Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë.

Gjatë së mërkurës, Presidenti Zelensky pritet t’u drejtohet Kongresit Amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat