Imazhet satelitore tregojnë helikopterët e shkatërruar rusë në qytetin Kherson

Evropë

Imazhet satelitore tregojnë helikopterët e shkatërruar rusë në qytetin Kherson

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:37
Ukrainë

Imazhet satelitore tregojnë helikopterët rusë të shkatërruar.

Këto imazhe të shkrepura nga Planet, shfaqin dhjetëra helikopterë rusë të shkatërruar gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase në aeroportin e Khersonit.

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll qytetin Kherson në fillim të pushtimit, dhe prej atëherë e ka mbajtur të okupuar.

Ky qytet në jug të vendit është port i rëndësishëm në Detin e Zi, dhe shtëpia e mbi 300 mijë banorëve.

Sipas inteligjencës britanike, kjo sugjeron se Rusia mëton të instalojë një qeveri pro-ruse në Kherson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat