Ukraina ka nevojë për mision paqeruajtës të NATO-s apo të koalicionit të gjerë shumëkombëshe.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i qeverisë polake Yaroslav Kachinsky, pas takimit me presidentin ukrainas Zelensky në Kiev, duke shtuar s ky vend ka nevojë jo vetëm për solidaritet dhe pranim, por guxim e vepra, transmeton “Bota Sot”.
Kachinsky ka shtuar se “duhet të ndryshohen disa parime e të caktuara të miratuara”, duke nënvizuar se “mendoj se është i nevojshëm misioni paqësor i NATO-së, apo ndërkombëtar, mision që mund të mbrohet dhe të veprojë në Ukrainë”.
"Ky do të ishte mision që synon paqen, ofrimin e ndihmës humanitare dhe në të njëjtën kohë të jetë i mbrojtur me forca përgjegjëse të armatosura”, shtoi ai.
Sipas Kachinskyt, “kjo është diçka që është tepër e domosdoshme në Ukrainë, Evropë edhe në botën demokratike".
Me këtë rast, ai iu ka dërguar porosi liderëve të vendeve të BE-së, atyre të NATO-s se “dëshiron të apelojë në ndërgjegjen e tyre dhe në pasojat e kësaj. Ata përsërisin disa parime të caktuara dhe ato i ndajmë. Por nëse ato proklamohen duhet nga ato të nxirrni përfundime”.