Në qytetin Çernihiv (Chernihiv) 10 veta që prisnin në radhë për bukë u qëlluan për vdekje, raporton “Suspilne” ukrainase, e cila raportoi se krimi makabër ndodhi mëngjesin e sotëm në një nga zonat e qeta të qytetit.
Forcat ruse duket se kanë kryer një vrasje masive, edhe pse ende mungojnë informacionet zyrtare se nga kush u krye sulmi makabër.
Pamjet e bëjnë të qartë numrin e madh të njerëzve të vrarë, të tjerë që përpiqen të ndihmojnë të mbijetuarit dhe një autoambulancë që merr t’i bart të mbijetuarit.
#Ukraine Unimaginable. In Chernihiv, 10 people waiting in line for bread were shot dead.
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) March 16, 2022
Ukrainian Suspilne reported that it happened this morning in one of the sleeping areas of the city. pic.twitter.com/ikoQCu3UTd
Burimet qeveritare ukrainase ende nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me rastin.
Videoja është shpërndarë nga gazetarja Hana Ljubikova, e cila e ka shoqëruar me videon e “Suspilne”.
Forcat ukrainase kanë deklaruar se kanë vrarë deri më tani 13.800 ushtarë rus, përveç shkatërrimit të teknikës ushtarake.
Po ashtu sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës kanë pasur sukses Njësitë e forcës mbrojtëse të #ZSU-së dhe shkatërruan pozicionet e nënsulmuesve ruso-fashiste gjatë një beteje kundërsulmuese në rajonin e Luhanskut.
“Si rezultat i veprimeve të shkathëta, ushtarët tanë thyen mbrojtjen e kundërshtarit. Ky është një shembull i mirë i veprimeve kundër-vepruese të mbrojtësve ukrainas, të cilët shtypën forcat dominuese të okupatorëve rusë dhe bënë një përparim në mbrojtjen e tyre.
Tanket T-72 me grila (që sipas mendimit të rusëve mund t’i shpëtojnë antitankëve Javelin), por pajisjet e blinduara dhe makinat tjera u konvertuan në skrap (mbeturina)”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Rusia ka filluar të shqetësohet për sigurinë e saj, për shkak të humbjeve të mëdha, dhe po mundohet që ta përshpejtojë negocimin.
“Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme ka thënë se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim. Sergei Naryshkin, i cili kryeson SVR-në, tha në Moskë se Rusia "po përjeton tani një moment vërtetë historik", raporton BBC, përcjell Bota sot.
“Fati i Rusisë po vendoset”, ka thënë Naryshkin.