Lajmërohet sërish Putin, hedh akuza të rënda ndaj Perëndimit - përdor fjalimin e Zelenskyt

Evropë

Lajmërohet sërish Putin, hedh akuza të rënda ndaj Perëndimit - përdor fjalimin e Zelenskyt

Nga: A.ZH Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:54
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, tha sot se "përpjekja e Perëndimit për të pasur dominim global" po i vjen fundi, pasi ai paralajmëroi se po përpiqet të "dëmtojë Rusinë" me një "përpjekje ekonomike" sanksionesh.

Putin, duke folur në një takim qeveritar të transmetuar në televizion, tha se mbajtja nën kontroll e Rusisë ishte një politikë afatgjatë e Perëndimit dhe se masat ekonomike ishin dritëshkurtër pasi "shumica e vendeve nuk i mbështesin sanksionet", raporton Daily Mail, përcjell Bota sot.

Putin tha se Perëndimi e kishte shpallur në mënyrë efektive Rusinë në falimentim, si pjesë e sanksioneve të tij për konfliktin në Ukrainë dhe se konflikti kishte qenë thjesht një pretekst për Perëndimin për të vendosur sanksione.

"Perëndimi as që shqetësohet të fshehë faktin se qëllimi i tij është të dëmtojë të gjithë ekonominë ruse, çdo rus", tha ai.

Dhe me fjalë që në mënyrë ironike të kujtojnë fjalimet e presidentit ukrainas Vlodymyr Zelensky gjatë kohës së luftës, Putin u tha rusëve "ne po luftojmë për sovranitetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë".

Putin paralajmëroi se Perëndimi "nuk e kupton Rusinë" dhe pretendoi se komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të ndezë konfliktin civil.

Ai u tha zyrtarëve të qeverisë që të rrisin pagesat sociale mes asaj që ai e quajti një periudhë "jo të lehtë" pasi ai kërkon të kompensojë efektin e sanksioneve perëndimore, të cilat ai pretendoi se kanë "dështuar".

Ndërkohë TV shtetëror rus Rossiya transmetoi një segment mbi planet e betejës për të pushtuar shtetet baltike, duke treguar një tabelë të bardhë me rrugë të mundshme në televizion drejtpërdrejt.

Kjo vjen pasi akuza të reja për krime lufte u hodhën ndaj Putinit pasi u shfaq një video që supozohej të tregonte të paktën 10 civilë ukrainas të vrarë derisa ishin në radhë për bukë jashtë Chernihiv./Botasot

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat