“Loja mbaroi!”/ Shihni se si “Ujqërit” përgatiten dhe shkatërruan autokolonën ruse

Evropë

“Loja mbaroi!”/ Shihni se si “Ujqërit” përgatiten dhe shkatërruan autokolonën ruse

Më: 17 mars 2022 Në ora: 00:33
Pamje nga video

Forcat elitë të Ukrainës kanë publikuar një video në të cilën shfaqen duke u përgatitur dhe më pas duke sulmuar një autokolonë ruse. Në pamjet e publikuara shihet sesi ata që ndryshe quhen “ujqërit” qëllojnë nga larg tanqet e Rusisë njëri pas tjetrit.

Bashkë me videon e publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës shkruan: “Ne kemi çdo të drejtë në këtë luftë.”

Një ditë më parë forcat ukrainase publikuan një tjetër video në të cilën shfaqej momenti i shkatërrimit të një tanku rus.

Video tregon tankun që mbulohet menjëherë nga flakët pasi goditet nga një predhë.

“Loja mbaroi!" Shkruajnë ukrainasit bashkë me videon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat