Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë “ngecur kryesisht në të gjitha frontet”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe në vlerësimin e saj këtë mëngjes.
Përmbledhja shton se forcat ruse kanë "bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda", shkruan BBC, transmeton "Bota sot".
"Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës."
Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është afër 7,000 personel.