Një raketë ruse u përplas në ndërtesën e një objekti arsimor rreth orës 03:30 të natës, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Autoritetet thanë se ndërtesa në Merefa, një qytet në rajonin e Kharkiv në veri-perëndim, u shkatërrua pjesërisht.
Shërbimet zjarrfikëse janë ende duke shuar zjarrin, shkruan BBC, transmeton "Bota sot".
Mediat lokale thanë se një shkollë dhe një qendër komunitare u goditën.
Ende nuk raportohet për viktima.