Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, i tha BBC-së se bombardimi i teatrit në Mariupol është një tjetër shenjë se forcat e Vladimir Putin po përdorin taktika më brutale, transmeton “Bota sot”.
Przydacz thotë se pajtohet me karakterizimin e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus si "kriminel lufte".
"Për mendimin tim plani fillestar ishte të shkatërronte infrastrukturën ushtarake," thotë Przydacz.
"Kremlini besonte se qeveria e Ukrainës do të avullonte disi. Nuk ishte kështu. Ukrainasit janë shumë të guximshëm duke mbrojtur tokën, vlerat e tyre, demokracinë e tyre, vendin që kanë ndërtuar, ata kanë ndërtuar për 30 vitet e fundit. Kështu që tani Putin vendosi të godasë infrastrukturën civile".
"Dhe çfarë është më e keqja, unë kam parë një foto që është rreth këtij teatri, ishte shkruar në trotuar se ka fëmijë brenda. Kjo nuk e ndaloi zotin Putin të bombardonte këtë dhe është me të vërtetë, siç e quajti Presidenti Biden, ky është kriminel i luftës”.