Edhe pse janë bërë tre javë prej se kanë filluar bombardimet ruse, Ukraina e ka pasur një mbrojtje të fortë të qyteteve të saj, duke përdorur dronë të prodhuar nga Turqia për të kryer sulme masive ndaj pushtuesve.
Mjetet ajrore “Bayraktar TB2” janë pa pilo dhe bartin bomba apo mjete të lehta për sulme. Turqia i ka shitur ato në shumë vende si Azerbajxhanin, Libinë, Marokun dhe Etiopinë.
Këta dronë kanë kryer sulme të papritura të suksesshme në fazat e hershme të konfliktit të Ukrainës me Moskën, përpara se rusët të ishin në gjendje të fusnin në funksion mbrojtjen e tyre ajrore, tha Jack Watling nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Londër.
Dronët gjithashtu kanë marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, pasi në shumë video të publikuara shihen se kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj forcave ruse.
Turqia ka filluar t’ia shesë Ukrainës dronët TB2 në në vitin 2019 dhe Kievi i përdori ato në luftimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit, një lëvizje që Moska e quajti “destabilizuese”, shkruan AP.