Shërbimi sekret rus tentoi ta vrasë, flet deputeti ukrainas: Ky është objektivi kyç i Rusisë

Evropë

Shërbimi sekret rus tentoi ta vrasë, flet deputeti ukrainas: Ky është objektivi kyç i Rusisë

Nga: A.M Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Odesa është identifikuar që nga fillimi i pushtimit si një objektiv kyç - dhe i vështirë - për forcat e Vladimir Putin.

Është qyteti i tretë më i madh i Ukrainës, një qendër e rëndësishme industriale dhe importi. Nëse Rusia mund ta marrë qytetin, atëherë mund ta shkëputë Ukrainën nga deti.

Këtë mëngjes Kay Burley nga Sky News foli me deputetin e qytetit, Oleksii Goncharenko, përcjell “Bota sot”.

Ai përshkroi se si porti jugor po "përgatitej për t'u mbrojtur" pasi anijet ruse u shfaqën në rajon.

Deputeti i parlamentit ukrainas tha se, "morali i njerëzve është shumë i lartë" dhe "ata që nuk janë me armë në dorë po e ndihmojnë ushtrinë me çfarëdo mënyre që munden".

Z. Goncharenko vazhdoi duke thënë se pas një tentative që u bë për ta vrarë atë nga shërbimi sekret rus, ai mendoi se "nuk kishte kuptim të shqetësohej".

“Sot të gjithë ukrainasit janë nën sulmin e Putinit dhe ne jemi të gjithë objektivat e tij”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat