Urdhëri për ndalimin e luftës, nuk përfillet nga Rusia

Evropë

Urdhëri për ndalimin e luftës, nuk përfillet nga Rusia

Nga: A.M. Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Rusia ka deklaruar se nuk do ta ndalë pushtimin e saj në Ukrainë, pasi Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi ndalimin e menjëhershëm.

Gjykata kishte thënë se ishte "thellësisht e shqetësuar" nga përdorimi i forcës nga Rusia.

Kremlini ka thënë se nuk do t'i kushtojë vëmendje urdhrit, duke akuzuar mediat perëndimore për përhapjen e "lajmeve të rreme monstruoze" në lidhje me konfliktin, shkruan Sky News, përcjell "Bota sot".

Ajo goditi gjithashtu SHBA-në pasi presidenti Joe Biden e etiketoi Vladimir Putinin si "kriminel lufte".

Një zëdhënës tha se Putin është një "figurë ndërkombëtare shumë e mençur dhe e kulturuar".

Ata thanë gjithashtu se SHBA-ja ka bombarduar prej kohësh civilë dhe ka përdorur armë bërthamore në Japoni dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore, zoti Biden "nuk ka të drejtë të mbajë leksione për Rusinë".

I pyetur për raportet e progresit në bisedimet e paqes me Ukrainën, Kremlini tha se negociatorët rusë po vendosnin "energji kolosale" në diskutime - më shumë se Ukraina.

Kushtet e Rusisë për një marrëveshje paqeje janë "absolutisht të qarta" dhe mund të ndalojnë atë që po ndodh "shumë shpejt", thanë ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat